Bota

VIDEO/ Po i kontrollonin makinën, 34-vjeçari me 21 dënime qëllon me armë policin në SHBA, humb jetën 31-vjeçari

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga vendngjarja dhe momenti kur polici 31-vjeçar Jonathan Diller ra i vdekur në Nju Jork pasi u qëllua nga 34-vjeçari Guy Rivera. Pamjet e publikuara mësohet se janë kapur nga një kamera sigurie në zonë.

28 Mars 2024, 08:09 Nga N.F
VIDEO/ Po i kontrollonin makinën, 34-vjeçari me 21 dënime
Polici, Jonathan Diller

SHBA- Një ngjarje tronditëse ëdhtë regjistruar në Nju York ku një polic 31-vjeçar qëllohet për vdekje. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga vendngjarja dhe momenti kur polici 31-vjeçar Jonathan Diller ra i vdekur në Nju Jork pasi u qëllua nga 34-vjeçari Guy Rivera. Pamjet e publikuara mësohet se janë kapur nga një kamera sigurie në zonë.

Në video shihen dy të shtënat e 34-vjeçarit, ku njëri plumb e godet në bark policin nën jelekun antiplumb gjatë kontrollit në makinën në të cilën po udhëtonte sulmuesi.

Në të njëjtën video, oficeri dëgjohet duke u thënë "oh zot" kolegëve të tij që vrapuan për t'i dhënë ndihmën e parë.  Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në Queens, kur Diller dhe një koleg kanë dashur të kontrollojnë makinën, në të cilën ndodhej 34-vjeçari, pasi kishte parkuar në një park autobusi.


Kolegu i policit 31-vjeçar ka qëlluar dy herë për të kthyer zjarrin, duke plagosur pas shpine 34-vjeçarin. Diller, i cili ishte baba i një fëmije dhe kishte vetëm 3 vjet shërbim në NYPD, përfundoi në spital, ku u dërgua. 34-vjeçari, i cili kishte 21 dënime, ishte liruar nga burgu në vitin 2021 pasi kreu pesë vjet për vepra droge.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NYC Scoop (@ny_scoop)

shba kontroll polic viktime

Sondazh

Poll