Bota

Sulmet në Detin e Kuq, SHBA rrëzon 4 raketa të rebelëve Houthi në Jemen

Më tej në njoftimin e publikuar në "X" sqarohet se raketat kishin shënjestruar anijet luftarake amerikane në Detin e Kuq.

28 Mars 2024, 07:46 Nga N.F
Sulmet në Detin e Kuq, SHBA rrëzon 4 raketa të rebelëve
Foto ilustruese

JEMEN- Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka shkatërruar katër sisteme ajrore pa pilot me rreze të gjatë të rebelëve Houthi në Jemeni. Më tej në njoftimin e publikuar në "X" sqarohet se raketat kishin shënjestruar anijet luftarake amerikane në Detin e Kuq.

"Nuk ka pasur të lënduar apo dëme të raportuara në anije të SHBA-së ose të koalicionit," siguroi Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA për Lindjen e Mesme. 

Më tej në njoftim u përcaktua se këto armë paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon. Sipas njoftimit rrëzimi i raketave u krye për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t'i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare.

jemen raketa det i kuq rebelet houthi

Sondazh

Poll