Sport

E ardhmja e Toni Kroos është e sigurtë, do të rinovojë kontratën me Real Madridin...

Në fund të kontratës së tij me Realin në qershor, Toni Kroos ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit ‘los blancos’ për të zgjatur aventurën e tij në Madrid.

28 Mars 2024, 07:33 Nga DOSJA

E ardhmja e Toni Kroos është e sigurtë, do të rinovojë

SPANJE - Pas lamtumirës ndërkombëtare në vitin 2021, Toni Kroos u rikthye te kombëtarja gjermane për këto ndeshjet të marsit. Dhe në moshën 34-vjeçare, mesfushori i Real Madridit dha dy paraqitje të mëdha kundër Francës dhe Holandës, duke i kujtuar të gjithëve se ai ishte ende i domosdoshëm. 

Mesa duket kaq ka mjaftuar për t'i shtyrë drejtuesit e klubit madrilen të përshpejtojnë për ta zgjatur kontratën tij e cila përfundon në fund të qershorit.

Sipas informacioneve të gazetarit italian Fabrizio Romano, ky është rasti! Në të vërtetë, ish-lojtari i Bayern Munichut do të kishte arritur një marrëveshje me drejtuesit e Madridit për të zgjatur aventurën edhe për një sezon shtesë, deri në qershor 2025. Gjithçka që do t'i duhej të bënte është të nënshkruajë kontratën për të zyrtarizuar marrëveshjen. 

Me mbërritjen në Madrid në vitin 2014, Toni Kroos duhet të luajë sezonin e 11-të në fanelën e ‘Shtëpisë së Bardhë’. Këtë vit ai tashmë ka marrë pjesë në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke dhënë shtatë asistime për një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll