Sport

Përforcimi që Chelsea i kushtoi 62 milionë, luajti 32 minuta dhe mbylli sezonin...

Roméo Lavia po kalon një kalvar të vërtetë me dëmtime

27 Mars 2024, 17:55 Nga DOSJA

Përforcimi që Chelsea i kushtoi 62 milionë, luajti 32 minuta dhe

ANGLI - Chelsea njoftoi këtë të mërkurë, se Roméo Lavia nuk do të luajë më këtë sezon: “Testet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se Lavia, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në kofshë kundër  Crystal Palace në dhjetor, nuk do të luajë më këtë sezon”.

Lavia, mesfushori 20-vjeçar, u transferua nga Southampton, pasi pati një sezon premtues në një skuadër që ra nga kategoria. Blutë paguan 67 milionë euro (sipas shtypit anglez) për transferimin e tij, duke mposhtur interesin e Liverpool-it për lojtarin në atë kohë.

Që prej mbërritjes në Londër, belgu i ri ka katër muaj që ka munguar për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Ai bëri debutimin e tij për klubin vetëm në një ndeshje të Premierligës kundër Crystal Palace, më 27 dhjetor, ku luajti për 32 minuta dhe pësoi një dëmtim në kofshë, që tani e vendos atë jashtë planeve të Chelseat për pjesën tjetër të sezonit.

I formuar te Anderlecht, Lavia përfundoi stërvitjen e tij në Manchester City, përpara se të transferohej në Southampton në 2022, ku paraqitjet e tij mahnitën pavarësisht se luante në një ekip që përfundoi në fund të ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll