Sport

Premier League/ Dhuna dhe arrestimet janë shtuar në stadiumet e Anglisë, tifozët e Manchester Unitedit janë më “të këqinjtë”

Në sezonin 2022/23, arrestimet u rritën me 32% krahasuar me atë të mëparshëm

27 Mars 2024, 18:40 Nga DOSJA
Premier League/ Dhuna dhe arrestimet janë shtuar në stadiumet e

ANGLI - Si çdo vit, edhe këtë vit qeveria e Britanisë së Madhe bëri publike arrestimet e bëra në fushën e futbollit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar publikon çdo vit arrestimet dhe dënimet e bëra ndaj fansave në sezonin e kaluar.

Siç rezulton, sezoni 2022/23 ishte një nga më të... këqinjtë, me arrestime me 32% në krahasim me një vit më parë. Më konkretisht, sezonin e kaluar autoritetet bënë 2.246 arrestime të tifozëve të skuadrave angleze, ku 682 u dënuan me përjashtim nga stadiumet e vendit. Në fakt, më shumë se 200 u arrestuan për posedim droge të klasit A, si kokainë.

Tifozët e Manchester United ishin më të këqinjtë në listë, me 69 nga tifozët e “Djajve të Kuq” që do të përballen me sanksione të ndryshme. Në vendin e 2-të janë tifozët e  Millwall me 66, ndërsa top pesëshen e mbyllin tifozët e Leicesterit, Birminghamit dhe  West Hamit me 56, 54 dhe 52 të arrestuar.

Sipas “Daily Mail”, tifozët që u përballën me sanksione nuk do të lejohen të largohen nga Anglia gjatë Euros, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ndalon ata të marrin pjesë në stadiumet gjermane për të mbështetur "Tre luanët".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll