Sport

Deschamps: “Lojtarët nuk kishin “bateri”, ishin të shkarikuar!”

Në Europian do të na duhet shumë më tepër energji se në këto ndeshje, pasi në të tilla evente për të fituar duhet më e mira”, u shpreh Deschamps.

28 Mars 2024, 01:00 Nga DOSJA
Deschamps: “Lojtarët nuk kishin “bateri”, ishin të

FRANCE - Kalendari i ngjeshur, është shndërruar në një shqetësim real për trajnerët e skuadrave. I fundit që dallon mungesë energjie në ekip, është Didier Deschamps, tekniku i Francës.

Pas dy miqësoreve të muajit mars ndaj Gjermanisë dhe Kilit, numir një i “gjelave” theksoi se lojtarët e tij ishin të lodhur dhe nuk mundën të jepnin maksimumin në ndeshje.

“Sa i përket anës atletike, skuadra la për të dëshiruar dhe lojtarët nuk mu dukën të karikuar me energji.

Për fat të keq, sezonet këto kohët e fundit janë bërë shumë impenjativë dhe kërkojnë maksimumin e energjisë. Në Europian do të na duhet shumë më tepër energji se në këto ndeshje, pasi në të tilla evente për të fituar duhet më e mira”, u shpreh Deschamps.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll