Sport

Sulmi i ISIS në Rusi tremb Gjermaninë, po përgatitej sulm edhe për Europianin!

Gjermania ka në plan të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë e vendit dhe të shtojë masat e sigurisë gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian të Futbollit EURO 2024, në vendet ku parashikohen grumbullime të mëdha tifozësh.

27 Mars 2024, 19:38 Nga DOSJA
Sulmi i ISIS në Rusi tremb Gjermaninë, po përgatitej sulm edhe

GJERMANI - Shtohen masat anti-terror pas sulmit të ISIS në Rusi. Sulmi terrorist i të premtes në Moskë ngjalli sërish frikën nga organizata Shteti Islamik në gjithë Europën e më gjerë.

Gjermania ka në plan të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë e vendit dhe të shtojë masat e sigurisë gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian të Futbollit EURO 2024, në vendet ku parashikohen grumbullime të mëdha tifozësh.

Grupi terrorist Shteti Islamik i rajonit të Korasanit dyshohet se është përgjegjës për sulmin e përgjakshëm në Moskë. Kërcënimet më të shumta nga terrorizmi islamik në Gjermani na vijnë nga ky grup.’

Ministrja e brendshme gjermane, Nensi Fezer tha se javën e kaluar ishte parandaluar një sulm që ky grup kishte në plan ta kryente Suedi, por që po e organizonte në Gjermani. Masat kundër terrorizmit janë ashpërsuar edhe në Francë, Itali e shumë shtete të tjera të unionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll