Politike

Mandati i Xhaçkës/ Grupi parlamentar i PD letër Nikollës: Mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses, mesazh për SPAK-un

Në letrën e cila mban firmën e Gazment Bardhit, thuhet se maxhoranca po pengon drejtësinë dhe se mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses shihet si mesazh për SPAK-un.

27 Mars 2024, 14:21 Nga M.B
Mandati i Xhaçkës/ Grupi parlamentar i PD letër Nikollës:
Gazment Bardhi dhe Olta Xhaçka

TIRANA- Grupi parlamentar i PD i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Në letrën e cila mban firmën e Gazment Bardhit, thuhet se maxhoranca po pengon drejtësinë dhe se mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses shihet si mesazh për SPAK-un. Mesazhi për Prokurorinë e Përgjithshme sipas grupit parlamentar është që të mos hetohet deputetja  e mazhorancës dhe familja e saj për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike.

Mesazhi për SPAK sipas demokratëve është edhe për mos hetimin e autoriteteve përgjegjëse, përfshirë kryeministrin Edi Rama për dhënien e titullit Investitor Strategjik për familjen e deputetes Xhaçka. Po ashtu në letër shkruhet se mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese krijon bindjen në opinionin publik se po i ofrohet mbrojtje politike e paprecedentë një deputeteje.

 

 

olta xhacka

Sondazh

Poll