Aktualitet

Keqtrajtoi një mace, procedohet në gjendje të lirë 77-vjeçari në Durrës

Mësohet se 77-vjeçari ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

27 Mars 2024, 15:16 Nga S.B
Keqtrajtoi një mace, procedohet në gjendje të lirë
foto ilustruese

DURRËS- Procedohet në gjendje të lirë një 77-vjeçar në qytetin e Rrogozhinës. Pas një videoje të postuar nga portali “JOQ” ku 77-vjeçari me inicialet R.B është shfaqur duke keqtrajtuar një mace, janë marrë menjëherë masat nga Policia e Durrësit.

Mësohet se 77-vjeçari ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Me këtë rast do të merret Prokuroria e Durrësit për detaje të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të postuar në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një mace, ju informojmë se:  

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë kryen verifikimet dhe në përfundim të tyre u bë identifikimi i autorit të rastit, shtetasit R. B., 77 vjeç, banues në Rrogozhinë. Për 77-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshës", sipas parashikimeve të nenit 207/c të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

durres rrogozhine

Sondazh

Poll