Aktualitet

Ra në det një muaj më parë teksa peshkonte/ RENEA ndërpret kërkimet në Durrës, familjarët paguajnë polumbarë për gjetjen e 40-vjeçarit

40-vjeçari ra në det më 25 shkurt teksa po peshkonte në Porto Romano ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s. Duke qenë se kërkimet nuk kanë sjellë asnjë rezulatat ata kanë vëndosur ti ndërpresin ato.

27 Mars 2024, 11:47 Nga N.F

Ra në det një muaj më parë teksa peshkonte/ RENEA

Pamje nga kërkimet e RENEA-s

DURRËS- Pas një muaji nga zhdukja e 40-vjeçarit Aurel Ndoni i cili ra ën det në Durrës teksa po peshkonte focat RENEA kanë ndërprerë kërkimet. 40-vjeçari ra në det më 25 shkurt teksa po peshkonte në Porto Romano ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s. Duke qenë se kërkimet nuk kanë sjellë asnjë rezulatat ata kanë vëndosur ti ndërpresin ato.


Një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryn hetimet për të zbardhur rrethanat. Pista e hetimit është shtrirë edhe deri në ndonjë konflikt të mundshëm ose vrasje, por deri më tani asnjëra prej pistave nuk është konfirmuar. Burimet pranë familjes bëjnë me dije se ata kanë paguar grup privat polumbarësh për të bërë të mundur gjetjen e trupit.

Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në Porto Romano ku 40-vjeçari Aurel Ndoni së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

renea kerkime polumbare durres

Sondazh

Poll