Aktualitet

Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë/ Dy të rinj në kërkim, shpërndanë në rrjetet sociale videon e një vajze

Një 46-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

27 Mars 2024, 13:12 Nga r.ll

Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në

TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 46-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Ndërkohë dy të rinj 18 dhe 16 vjeç janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë shpërndarë në rrjete sociale, një video të një vajze.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur;

- A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës;

- F. K., 33 vjeç, banues në Shkodër dhe L. M., 38 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi F. K. dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi, dhe në momentin që punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, shtetasi F. K., së bashku me shtetasin L. M., kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 po punojnë për kapjen e shtetasit E. G., 18 vjeç dhe të një shtetaseje 16 vjeçe, pasi dyshohet se kanë shpërndarë në rrjete sociale, një video të një shtetaseje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll