Aktualitet

Ishte në kërkim për dhunimin e një 65-vjeçareje, arrestohet ndalohet kujdestarja e një konvikti në Shkodër

44-vjeçarja dyshohet se e ka goditur me send të forta 65-vjeçaren.

27 Mars 2024, 11:13 Nga M.B
Ishte në kërkim për dhunimin e një 65-vjeçareje,
Foto ilustruese

SHKODRA- 44-vjeçarja me inicilet R. P., kujdestarja e një konvikti në Shkodër, është arrestuar pasi akuzohet se dhunoi një 65-vjeçare. 44-vjeçarja dyshohet se e ka goditur me send të forta 65-vjeçaren. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçaren.

Pjesë nga njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases R. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasen R. P. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase.

 

shkoder dhuna

Sondazh

Poll