Aktualitet

Vrau në 2016 klientin që ofendoi kamarierët në lokalin e tij, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, ishte dënuar me 10 vjet burg (EMRI)

Gëzim Kajno akuzohet për vrasjen e një klienti në lokalin e tij pasi i  ofendoi  kamarierët.

27 Mars 2024, 10:34 Nga r.ll
Vrau në 2016 klientin që ofendoi kamarierët në lokalin e
policia e durresit

DURRËS- Ditën e sotme në Durrës është arrestuar një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 10 vite burg për një vrasje në 2016. Gëzim Kajno akuzohet për vrasjen e një klienti në lokalin e tij pasi i  ofendoi  kamarierët. 

Nga dënimi 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim. Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.. Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

durres gezim kajno

Sondazh

Poll