Aktualitet

"Gërdeci"/ Shtyhet seanca, në gjyq paraqitet vetëm Mihal Delijorgji, nuk pranon të japë dëshminë

Ndërkohë në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Luan Hoxha dhe Denis Hajdari.

27 Mars 2024, 09:39 Nga r.ll
"Gërdeci"/ Shtyhet seanca, në gjyq paraqitet vetëm
fatmir mediu

TIRANË- Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci". Ndërkohë në gjyq sot u paraqit vetëm  biznesmeni Mihal Delijorgji, i thirrur nga SPAK, por që nuk pranoi të dëshmonte. 

Ndërkohë në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Luan Hoxha dhe Denis Hajdari. Për këtë të fundit prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.

Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9. Ish-ministri, Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre për vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

ceshtja gerdeci mihal delijorgji

Sondazh

Poll