Bota

Kritika ndaj drejtuesit të kompanisë Apple për komentet e tij pozitive për Kinën

i Cook ishte në Shangai për hapjen e dyqanit më të madh të kompanisë Apple në Kinë të premten dhe u takua me përfaqësuesë politikë dhe të biznesit. Ai vlerësoi Kinën si një vend me "gjallëri dhe dinamikë ", në komentet e cituara gjerësisht nga media shtetërore dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.

27 Mars 2024, 08:10 Nga N.F
Kritika ndaj drejtuesit të kompanisë Apple për komentet e tij
Tim Cook

SHBA- Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, po përballet me kritika në Shtetet e Bashkuara për komentet lavdëruese që ai bëri për Kinën gjatë një vizite të fundit në përpjekje për të nxitur shitjet e telefonave inteligjentë iPhone.

Zoti Cook ishte në Shangai për hapjen e dyqanit më të madh të kompanisë Apple në Kinë të premten dhe u takua me përfaqësuesë politikë dhe të biznesit. Ai vlerësoi Kinën si një vend me "gjallëri dhe dinamikë ", në komentet e cituara gjerësisht nga media shtetërore dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.

Ndërtimi i dyqanit të ri të kompanisë Apple mori shtatë vjet dhe kushtoi mbi 11 milionë dollarë. Thuhet se është dyqani i dytë më i madh në botë i kompanisë Apple dhe më i madhi në Azi, me rreth 150 punonjës.

Mbrëmjen e së enjtes, të paktën 12 orë para hapjes së planifikuar, para dyqanit ishte krijuar një radhë e gjatë me njerëz.

Përveç shfaqjes së besnikërisë së tyre për produktet e kompanisë Apple, duke blerë pajisje të ndryshme të saj, klientët nxituan të bënin foto me zotin Cook, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së dyqanit.

Dan Ives, një analist i teknologjisë në Shtetet e Bashkaura, tha në platformën X se udhëtimi i zotit Cook në Kinë tregon se Apple do të vazhdojë t'i kushtojë rëndësi tregut kinez.

"Apple në fakt rriti investimet dhe praninë e saj në Kinë vitin e kaluar", tha ai, "dhe deri në këtë pikë zoti Cook ka qenë në Kinë që nga java e kaluar në një vizitë të rëndësishme për të hedhur bazat për të ardhmen e kompanisë Apple në Kinë. Ai rikonfirmoi strategjinë e kompanisë Apple për Kinën”.

Mediat kineze raportuan të hënën se kompania Apple do të bashkëpunojë me kompaninë kineze të teknologjisë Baidu për të ofruar aftësi të inteligjencës artificiale për iPhone-ët e shitur në Kinë këtë vit. Kompania Baidu nuk i ka konfirmuar këto njoftime.

Marrë nga VOA

tim cook

Sondazh

Poll