Bota

Hamasi i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare penale të mbajë Izraelin përgjegjës për gjenocid

Bazuar në deklaratën e raportueses për Kombet e Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Territoret Palestineze, Francesca Albanese Hamasi tha se ka prova për aktet e gjenocidit dhe spastrimit etnik që a kryer ushtria izraelite.

26 Mars 2024, 18:37 Nga S.N
Hamasi i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare penale të
Foto Ilustrim

PALESTINË- Njësia qeverisëse në Gaza i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale që ta mbajë Izraelin "përgjegjës për gjenocid dhe spastrim etnik " në dritën e një raporti të publikuar nga OKB.

“Ne i bëjmë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të shkojë përtej heshtjes dhe të ndërmarrë veprime urgjente për t'i mbajtur udhëheqësit okupatorë përgjegjës për gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryejnë kundër popullit tonë palestinez në Rripin e Gazës, para gjithë botës”, tha Hamasi.

Bazuar në deklaratën e raportueses për Kombet e Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Territoret Palestineze, Francesca Albanese Hamasi tha se ka prova për aktet e gjenocidit dhe spastrimit etnik që a kryer ushtria izraelite.

“Deklaratat e Raportueses të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Territoret Palestineze, Francesca Albanese, tha se ka prova të mjaftueshme që ushtria kriminale ka kryer akte gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullit tonë palestinez… është një njohje shtesë nga një zyrtar i lartë. Zyrtarja i OKB-së, i cili e vë komunitetin ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara përpara një prove të vërtetë për të mbrojtur njerëzimin dhe për të përballuar përgjegjësitë e tyre për të parandaluar aktet e gjenocidit që njerëzimi i ka tejkaluar dekada më parë”, tha Hamas në një deklaratë.

Albanese në raportin e saj  se gjeti "baza të arsyeshme" për të besuar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.

hamas gaza izrael

Sondazh

Poll