Bota

Bearbock në Tel Aviv: Situata në Gaza është një ferr

Bearbock u shpreh se Organizata ndërkombëtare duhet të ofrojnë më shumë ndiham jetike për Gazën.

26 Mars 2024, 17:02 Nga S.N
Bearbock në Tel Aviv: Situata në Gaza është një ferr

IZRAEL- Ministrja e Jashtme gjermane  Annalena Baerbock  ka bërë thirrje për ndihmë të papenguar në Rripin e Gazës. Këtë thirrje ajo e bëri  gjatë një udhëtimi në Izrael, ku u takua me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë. Ajo e cilësoi situatën në Gaza si “ferr”.

Bearbock u shpreh se Organizata ndërkombëtare duhet të ofrojnë më shumë ndiham jetike për Gazën.

"Situata humanitare në Gaza është ferr," tha Baerbock në Tel Aviv. "Organizatat ndërkombëtare duhet të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë jetike pa pengesa," shtoi ajo.

Bearbock tha se Gjermania kishte rritur fondet e saj për Programin Botëror të Ushqimit me 10 milionë euro shtesë. Gaza është e rrënuar pas luftimeve me Izraelin, pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit. Gjithashtu po përballet edhe me urinë për shkak të pengesës së kalimit të ndihmave nga ushtria izraelite.

annalena baerbock gjermania izraeli

Sondazh

Poll