Bota

Austin në takim me ministrin izraelit të mbrojtjes: Situata në Gaza është një katastrofë njerëzore

Takimi mes dy shefave të mbrojtjes vazhdoi edhe pse Izraeli anuloi papritur vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë në Washington në shenjë proteste kundër abstenimit të SHBA-së gjatë votimit të së hënës në Këshillin e Sigurimit të OKB- së që miratoi një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

26 Mars 2024, 17:36 Nga S.N
Austin në takim me ministrin izraelit të mbrojtjes: Situata në
Lloyd Austin dhe Yoav Gallant

SHBA- Shefi i Pentagon Lloyd Austin, duke folur në fillim të takimit me ministrin e mbrojtjes të Izraelit Yoav Gallant ditën e sotme në SHAB, thotë se është një imperativ moral dhe strategjik për të mbrojtur civilët palestinezë.

Austin e quajti situatën në Gaza një "katastrofë njerëzore".  Në Gaza që nga 7 tetori, më shumë se 32 mijë njerëz janë vrarë në enklavën palestineze.

Takimi mes dy shefave të mbrojtjes vazhdoi edhe pse Izraeli anuloi papritur vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë në Washington në shenjë proteste kundër abstenimit të SHBA-së gjatë votimit të së hënës në Këshillin e Sigurimit të OKB- së që miratoi një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm. SHBA vendosi të mos përdorë të drejtën e vetos dhe rezoluta kaloi 14-0.

lloyd austin shba izrael

Sondazh

Poll