Bota

Zëdhënësi i UNICEF pas vizitës në enklavën palestineze: Situata humanitare katastrofike, 1 tualet për 850 njerëz

Në Jabalia, dhjetëra mijëra njerëz në rrugë vendosën duart e tyre në gojë, "si shenjë universale për urine”, ndërsa qindra kamionë mbetën të ngecur në pritje për të hyrë në Gaza, përshkroi Elder.

26 Mars 2024, 18:06 Nga S.N
Zëdhënësi i UNICEF pas vizitës në enklavën
Foto Ilustrim

PALESTINË- Zëdhënësi I UCICEF James Elder ka folur për situatën në Gaza pas vizitës në eklavën palestineze.Ai tha se armëpushimi duhet të jetë thelbësor dhe jo simbolik.

“Armëpushimi duhet të jetë thelbësor, jo simbolik. Pengët duhet të shkojnë në shtëpi. Populli i Gazës duhet të lejohet të jetojë”, tha ai në një deklaratë.

Elder përshkroi situatën humanitare në Rafah su katastrafokie. Ai tha se atje ka një tualet për 850 njerëz dhe nëj dush për 36 mijë njerëz. Khan Younis "mezi ekziston më", tha ai. “Në 20 vitet e mia me Kombet e Bashkuara, nuk kam parë kurrë një shkatërrim të tillë. Vetëm kaos dhe rrënoja, me rrënoja dhe mbeturina të shpërndara në çdo drejtim. Shkatërrim i plotë,” tha Elder.

Në Jabalia, dhjetëra mijëra njerëz në rrugë vendosën duart e tyre në gojë, "si shenjë universale për urine”, ndërsa qindra kamionë mbetën të ngecur në pritje për të hyrë në Gaza, përshkroi Elder. "Njerëzimi tani duhet të shkruajë urgjentisht një kapitull tjetër”, tha Elder.

gaza izrael unicef

Sondazh

Poll