Art&Argëtim

"Është humbje kohe"/ Aktorja Millie Bobby Brown pranon se nuk i shikon filmat ku luan vetë

Pavarësisht suksesit të filmit të saj të fundit, "Damsel", i cili mori vlerësime të mira, aktorja nguron të ulet dhe ta shikojë atë apo ndonjë tjetër.

25 Mars 2024, 17:11 Nga S.B
"Është humbje kohe"/ Aktorja Millie Bobby Brown pranon se
Millie Bobby Brown

SHBA- Aktorja britanike Millie Bobby Brown, e njohur më së shumti për rolin e saj në "Stranger Things" të Netflix, së fundmi pranoi se i shmanget shikimit të filmave në të cilat luan ajo vetë. Pavarësisht suksesit të filmit të saj të fundit, "Damsel", i cili mori vlerësime të mira, aktorja nguron të ulet dhe ta shikojë atë apo ndonjë tjetër.

Në një intervistë për gazetën “The Sun”, ajo ka shprehur mospëlqimin e saj për shikimin e filmave në përgjithësi, duke u shprehur se as rekomandimet e të tjerëve nuk e prekin, pasi e ka të vështirë t’i kushtojë periudha të gjata kohore shikimit të tyre.

“Përgjithësisht nuk shikoj filma, madje as të mitë. Njerëzit vijnë tek unë dhe më thonë: Absolutisht duhet ta shohësh këtë film, do të ndryshonte jetën tënde. Dhe pyes veten se sa kohë duhet të rri sepse trurit tim dhe mua nuk na pëlqen as të rrimë dhe të shikojmë filmat e mi.” tha aktorja.

Pavarësisht hezitimit të saj për të parë filma në përgjithësi, Millie Bobby Brown në të njëjtën intervistë, shprehu një dashuri për disa personazhe filmash, duke përmendur Lara Croft nga "Tomb Raider" dhe Mad Max si frymëzim për rolet e saj. Ajo njeh edhe cilësinë e filmave dhe interpretimet e kolegëve të saj, edhe pse e ka të vështirë t'i shikojë.

millie bobby brown filma

Sondazh

Poll