Bota

Raportuesja e OKB për Palestinën publikon raportin për aktet e gjenocidit në Gaza

Raporti, i titulluar "Anatomia e një gjenocidi", tregon se  ndaj palestinezqëve në Gaza janë kryer akte gjenocidale. Në konkluzionet e saj ajo rendit tre akte gjenocidi

25 Mars 2024, 22:46 Nga S.N
Raportuesja e OKB për Palestinën publikon raportin për aktet e
Foto Ilustrim

PALESTINË- Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze pretendon, në raportin e saj të publikuar sot, se ka "arsye të mira" për të besuar se Izraeli ka kryer shumë "akte gjenocidi" , madje duke folur për "spastrim etnik".

"Lloji dhe shkalla dërrmuese e sulmit izraelit në Gaza dhe kushtet katastrofike të jetesës që ai ka shkaktuar zbulojnë një qëllim për të shkatërruar fizikisht palestinezët si grup," thotë Francesca Albanese në raportin që do të prezantojë nesër në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Raporti, i titulluar "Anatomia e një gjenocidi", tregon se  ndaj palestinezqëve në Gaza janë kryer akte gjenocidale. Në konkluzionet e saj ajo rendit tre akte gjenocidi: Vrasja e anëtarëve të një grupi, lëndimi i rëndë i integritetit fizik ose mendor të anëtarëve të grupit dhe nënshtrimi i qëllimshëm i grupit ndaj kushteve që synojnë ta shkatërrojnë plotësisht ose pjesërisht atë fizikisht. Këto janë tre nga pesë aktet e gjenocidit të përfshira në Konventën për Parandalimin dhe Ndalimin e Krimit të Gjenocidit.

Delegacioni izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë e hodhi poshtë plotësisht raportin, duke thënë në një deklaratë se ai ishte pjesë e fushatës për të minuar vetë themelin e shtetit hebre. "Lufta e Izraelit është kundër Hamasit, jo kundër civilëve palestinezë," shtoi ajo.

okb gaza izrael

Sondazh

Poll