Bota

Arrestohen ‘tre mashtrues të vegjël’ për grabitjen e një banke në Teksas

Gjithashu një dëshmitar i incidentit u tha policisë se djemtë dukej se ishin midis 14 dhe 18 vjeç. Ndërsa, në përditësimin e arrestimit, FBI ka deklaruar se ata janë 16, 12 dhe 11 vjeç. 

25 Mars 2024, 22:18 Nga E. D
Arrestohen ‘tre mashtrues të vegjël’ për grabitjen e
foto nga vendngjarja

TEKSAS- Tre djem të quajtur si mashtrues të vegjël janë arrestuar për grabitje bankare. Si pas policisë së qarkut Harris mësohet se të dyshuarit e moshës 11, 12 dhe 16 vjeç po akuzohen për grabitje me kërcënim.  Për shkak të moshës së tyre nuk janë dhënë informacione shtesë për të rinjtë.

Tre djemtë u bënë tituj për lajme kur zyrtarët e vendit njoftuan në rrjete sociale se ata po kërkoheshin për grabitjen e një banke Wells Fargo në zonën Greenspoint në veri të Houston, Teksas.

Gjithashu një dëshmitar i incidentit u tha policisë se djemtë dukej se ishin midis 14 dhe 18 vjeç. Ndërsa, në përditësimin e arrestimit, FBI ka deklaruar se ata janë 16, 12 dhe 11 vjeç. 

Sipas gjykatësit për të mitur, Mike Schneider, mosha e dy të rinjve është mjaft e pazakontë për një grabitje bankare.

“Është hera e parë që kam dëgjuar dhe parë këtë”, tha Schneider.

 Policia ka bër me dije se djemtë kanë pasur me vete edhe armë, por nuk e kanë treguar një të tillë dhe janë larguar me një shumë të pazbuluar parash. 

teksas

Sondazh

Poll