Bota

Ushtria ukrainase njofton situatën e vështirë në frontin e Chasiv Yar nga operacionet ruse

Moska ka bërë përparim në front gjatë muajve të fundit, duke ushtruar edhe më shumë presion mbi Kievin, i cili ka mungesë municionesh nga aleatët e tij perëndimorë.

25 Mars 2024, 22:33 Nga S.N
Ushtria ukrainase njofton situatën e vështirë në frontin e
Foto Ilustrim

UKRAINË- Forcat ukrainase janë në një situatë të vështirë pranë qytetit Chasiv Yar ku Rusia  po përqendron operacionet e saj, njoftoi sot ushtria ukrainase. Moska ka bërë përparim në front gjatë muajve të fundit, duke ushtruar edhe më shumë presion mbi Kievin, i cili ka mungesë municionesh nga aleatët e tij perëndimorë.

“Situata në lidhje me Chasiv Yar është e vështirë dhe e tensionuar dhe kjo nuk është dita e parë që ka ndodhur", tha zëdhënësi i Brigadës së 26-të të Artilerisë Oleh Kallashnikov. 

“Sot është në qendër të veprimeve agresive të armikut. (Forcat ruse) po përpiqen të thyejnë mbrojtjen tonë për të arritur në Chasiv Yar", shpjegoi ai.

Sipas Kallashnikovit, Rusia po intensifikon përdorimin e bombave të fuqishme me telekomandë në këtë zonë dhe i lëshon ato në zonat e banuara dhe pozicionet tona të fortifikuara. Ndihma prej 60 miliardë dollarësh e premtuar nga Washingtoni është bllokuar nga Kongresi mes përleshjeve të brendshme politike midis republikanëve dhe demokratëve.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha të premten se një ofensivë pranverore prej 100,000 trupash nga Rusia ishte e mundur të shkonin në Ukrainë, duke komentuar se ky do të ishte skenari më i keq.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll