Bota

Fermerët protestojnë me traktorët e tyre përpara parlamentit britanik

Të paktën 50 traktorë , shumë prej të cilëve mbanin flamurin britanik, morën pjesë në tubim. Në disa tabela që mbanin të grumbulluarit shkruhej “Pa fermer, pa ushqim, pa të ardhme”.

25 Mars 2024, 21:32 Nga S.N

 

Fermerët protestojnë me traktorët e tyre përpara parlamentit
Foto nga protesta

BRITANI E MADHE- Fermerët me traktorë demonstruan sonte jashtë Parlamentit Britanik, duke protestuar për marrëveshjet tregtare dhe për atë që ata thonë se janë importe ushqimore nën standarde.

Të paktën 50 traktorë , shumë prej të cilëve mbanin flamurin britanik, morën pjesë në tubim. Në disa tabela që mbanin të grumbulluarit shkruhej “Pa fermer, pa ushqim, pa të ardhme”.

Fermerët i bëjnë thirrje qeverisë që të zbatojë etiketimin më të saktë të ushqimeve dhe të marrë masa për të përmirësuar sigurinë ushqimore të vendit. Ata gjithashtu duan t'i japin fund marrëveshjeve tregtare, të cilat sipas tyre lejojnë importimin e ushqimeve të prodhuara sipas standardeve që do të ishin të paligjshme në Britani, duke dëmtuar kështu prodhuesit vendas.

"Ata na zhgënjyen përsëri dhe përsëri," tha Liz webster, themeluesja e Save British Agriculture, për BBC. "Ata premtuan të ruajnë standarde të larta dhe të mos lejojnë që Britania të bëhet një vend depozitimi, ajo që ata po bëjnë është duke na kthyer ne në një vend depozitimi," argumentoi ajo.

Fermerët në të gjithë Evropën janë mobilizuar muajt e fundit, duke protestuar ndaj konkurrencës nga importet më të lira dhe duke kërkuar rregulla më të rrepta mjedisore.

fermeret britani e madhe protesta

Sondazh

Poll