Bota

Viola von Cramon i përgjigjet Brnabiç: Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Përgjigja e eurodeputetes erdhi, pasi Brnabiç akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

25 Mars 2024, 21:54 Nga r.ll
Viola von Cramon i përgjigjet Brnabiç: Marrëveshjet e Brukselit
viola von cramon, ana brnabiç

BRUKSEL- Eurodeputetja Viola von Cramon ka replikuar në platformën “X”, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiç.

Përgjigja e eurodeputetes erdhi, pasi Brnabiç akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas Brnabiç, përkundër kësaj, Kosovës nuk po i pengohet rruga për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Viola von Cramon tha se ajo është pro Asociacionit, por shton se Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura më anëtarësimin në Këshilli e Evropës.

viola von cramon anna brnabiç

Sondazh

Poll