Sport

VIDEO / Shqipëria humbet edhe në Suedi, mundemi 1-0!

Në minutën e 62-të Kulusevski kroson nga e djathta, në zonë gjuan me kokë Nilsson duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Suedinë.

25 Mars 2024, 20:56 Nga DOSJA
VIDEO / Shqipëria humbet edhe në Suedi, mundemi 1-0!

SUEDI – Shqipëria ka humbur edhe ndeshjen e dytë miqësore, atë përballë Suedisë me rezultatin 1-0. Në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit u zhvillua ndeshja e dytë dhe e fundit e miqësoreve të marsit mes Suedisë dhe Shqipërisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Kuqezinjtë në këtë ndeshje janë me një formacion të ndryshuar nga ndeshja e shkuar ku trajneri Sylvinho përveçse i është përshtatur një kundërshtari me mënyrë tjetër loje, po përpiqe të provojë të gjithë futbollistët që ka grumbulluar.

Rastet kanë qenë të rrezikshme si nga përfaqësuesja jonë ashtu edhe nga vendasit të cilët në minutën e 19-të goditën edhe shtyllën pingule, Broja i aktivizuar nga minuta e parë arriti të shënonte por goli u anulua për pozicion të parregullt.

Pavarësisht mundësive rrjetat mbetën të paprekura në pjesën e parë.Me fillimin e pjesës së dytë janë vendasit ata që na ndëshkojnë.

Në minutën e 62-të Kulusevski kroson nga e djathta, në zonë gjuan me kokë Nilsson duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Suedinë. Pavarësisht humbjes, në këtë ndeshje kuqezinjtë dhanë sinjale rikuperiumi pas humbjes së ndeshjes ndaj Kilit duke bërë një paraqitje të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll