Sport

VIDEO / Shqipëria pëson gol në Suedi, 1-0!

Në minutën e 62-të Kulusevski kroson nga e djathta, në zonë gjuan me kokë Nilsson duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Suedinë.

25 Mars 2024, 20:38 Nga DOSJA
VIDEO / Shqipëria pëson gol në Suedi, 1-0!

SUEDI - Në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit po luhet ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Shqipërisë. Mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë në Stockholm. Shqipëria po luan në Suedi ndeshjen e dytë miqësore përballë vendasve, 3 ditë pas humbjes me Kilin në Itali. 

Kuqezinjtë në këtë ndeshje janë me një formacion të ndryshuar nga ndeshja e shkuar ku trajneri Sylvinho përveçse i është përshtatur një kundërshtari me mënyrë tjetër loje, po përpiqe të provojë të gjithë futbollistët që ka grumbulluar.

Rastet kanë qenë të rrezikshme si nga përfaqësuesja jonë ashtu edhe nga vendasit të cilët në minutën e 19-të goditën edhe shtyllën pingule, Broja i aktivizuar nga minuta e parë arrito të shënonte por goli u anulua për pozicion të parregullt.

Pavarësisht mundësive rrjetat mbetën të paprekura.Me fillimin e pjesës së dytë janë vendasit ata që na ndëshkojnë. Në minutën e 62-të Kulusevski kroson nga e djathta, në zonë gjuan me kokë Nilsson duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Suedinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll