Sport

Spanjë, akuza të rënda ndaj Luis Rubiales: "Superkupa në Arabi në këmbim të tokës"

Ish-presidenti, nën hetim gjyqësor për organizimin e Superkupës në Arabi, akuzohet për ryshfet.

25 Mars 2024, 16:41 Nga DOSJA
Spanjë, akuza të rënda ndaj Luis Rubiales: "Superkupa

SPANJE - Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjole të Futbollit, i cili pas çështjes Hermoso, duhet të mbrohet nga akuzat e rënda. 

I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabi, në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vend. 

Akuza që dalin nga hetimi në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbolit, Juan Rubiales.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në fakt, në hetimin që përfshin ish-presidentin Federal, për të dhe drejtues të tjerë dhe punonjës e bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Federatës së Futbollit dolën "komisione jashtëkontraktore", të cilat, lexojmë në urdhër, kanë marrë "tokë në vendin arab, menaxhimi i të cilit kuptohet se është i lidhur me menaxhimin e hotelit".

Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës së Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit. 

Hetimet nisën edhe pas ankesës së paraqitur në organet gjyqësore për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë Kosmos të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.

Deri më tani janë bërë shtatë arrestime dhe pesë persona të tjerë janë nën hetim. Guardia Civil tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të Associated Press, ish-presidenti aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane. Agjentët do të kishin kontrolluar shtëpinë e tij në Granada, duke kërkuar kontrata dhe dokumente.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll