Politike

"Firmosi dokumentat e falsifikuara të Xhakës dhe burrit të saj", Berisha: Goro është në burg se nuk mundi dot Belerin

Berisha shtoi se Goro është arrestuar sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të ish-ministres Olta Xhaçka dhe burrit të saj "strategjik".

25 Mars 2024, 20:35 Nga r.ll
"Firmosi dokumentat e falsifikuara të Xhakës dhe burrit të
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se drejtësia në Shqipëri po përdoret çdo ditë në mënyrë të shpifur. 

Ai tha se ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ndodhet në qeli sepse nuk e mundi dot në zgjedhje Fredi Belerin, i cili gjithashtu ndodhet në burg. Berisha shtoi se Goro është arrestuar sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të ish-ministres Olta Xhaçka dhe burrit të saj "strategjik".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur.
Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin.
Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.
Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij.
Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.
Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët.

sali berisha jorgo goro

Sondazh

Poll