Politike

Dorëheqja e Alfred Pezës, Zhupa: Një fitore e vogël çlirimi i RTSH nga paligjshmëria

Deputetja shkruan se RTSH si aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve duhet të drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

25 Mars 2024, 18:17 Nga r.ll
Dorëheqja e Alfred Pezës, Zhupa: Një fitore e vogël
ina zhupa dhe alfred peza

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të RTSH-së Alfred Peza. Përmes një postimi në Facebook, Zhupa thekson se kjo është një fitore e vogël, pasi RTSH është çliruar nga paligjshmëria.

Deputetja shkruan se RTSH si aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve duhet të drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

REAGIMI I ZHUPËS:

Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi; Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore.

Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale.

Keqardhje për kolegët e komisionit të medias që nuk u ngritën në lartësinë e detyrës, duke pasur shkeljet para syve nuk kanë marr asnjë masë brenda kuadrit që na lejon ligji si komision përgjegjës.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik. I bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të rradhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH.

ina zhupa alfred peza

Sondazh

Poll