Politike

Vdekja e Ardit Gjoklajt/ Tedi Blushi: Do kërkojmë në mbledhjen e këshillit bashkiak vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të tij

Blushi u shpreh se edhe sot qytetarët e Tiranës, vijojnë të paguajnë 80 mijë euro për diçka që nuk ekziston. 

25 Mars 2024, 17:28 Nga r.ll
Vdekja e Ardit Gjoklajt/ Tedi Blushi: Do kërkojmë në mbledhjen e
tedi blushi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një konferencë me kreun e PL-së, Ilir Metën ka lajmëruar se në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak të Tiranës do të paraqesë një nismë të menduar nga ata. 

Blushi tha se do të kërkojnë vendosjen e një pllakë përkujtimore në nder të Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në landifillin e Sharrës. Ai tha se edhe afera e inceneratorëve u ndërtua mbi gjakun e të riut. Blushi u shpreh se edhe sot qytetarët e Tiranës, vijojnë të paguajnë 80 mijë euro për diçka që nuk ekziston. 

"Sigurisht unë mund ta bëj që sot publike dhe nuk besoj se po nxitohem për ta bërë publike këtë nismë. Ne do të kërkojmë në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak të Tiranës, vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të Ardit Gjoklajt, i cili ka humbur jetën sikundër ju e dini në Sharrë. Dhe që për fat të keq paralajmëroi dhe mbi gjakun e të cilit u ndërtua kjo aferë, e cila sot po i zhvat të gjithë qytetarët e Tiranës pa përjashtim. Të cilët edhe sot vijojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për diçka që nuk ekziston. Nuk ka një tullë të inceneratorit të Tiranës, jo më të ketë process përpunimi mbetjesh.", tha Blushi. 

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën. Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve. Më 17 tetor të 2016 ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmoi vdekjen e të riut, pas goditjes nga fadroma, e cila ishte duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016.

ardit gjoklaj tedi blushi partia e lirise

Sondazh

Poll