Aktualitet

Goditet me sende të forta në kokë efektivi i policisë në Shkodër (EMRI)

Efektivi Admir Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar për të dhënë dëshminë e tij për policinë.

25 Mars 2024, 16:30 Nga r.ll
Goditet me sende të forta në kokë efektivi i policisë
admir okaj

SHKODËR- Një efektiv është goditur me sende të forta në kokë nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdraeles në Shkodër. 

Efektivi Admir Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar për të dhënë dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

 

admir okaj policia e shkodres

Sondazh

Poll