25 Mars 2024, 14:40
Nga M.B
Pazari i Vjetër, Krujë
TIRANA- Shkurti ka qartësuar e më tej panoramën pozitive të turizmit që po paralajmërohet gjerësisht nga turoperatorët. Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e dytë të vitit rritje me 55.4 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave. Sipas publikimit hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2024, janë 981.295. Ky tregues rezulton me një rritje 41,1%, krahasuar me Shkurt 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024, janë 1.002.781, duke shënuar një rritje me 44,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në Shkurt 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 500.756. Ky numër është rritur me 29,8%, krahasuar me Shkurt 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 480.539. Ky numër është rritur me 55,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.
Ndërkohë sa i takon daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024 janë 507.095. ”Krahasuar me Shkurt 2023, ky tregues është rritur me 30,1%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2024, janë 495.686. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 63,4%”, thuhet në publikim.
Sipas INSTAT në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 459.700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.147 dhe 2.979 shtetas. Lidhur me arsyet gjatë shkurt 2024 kanë shënuar rritje hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale me 55,4%; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 56,9%; për biznes dhe qëllime profesionale me 53,9%. Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit që sipas turoperatorëve është e lidhur së pari me një jehonë që vendi e trashëgoi nga viti i shkuar, promovimi intensiv në mediat ndërkombëtare që po vijon edhe këtë vit, rritjes së pjesëmarrjes së tregjeve të organizuara si dhe faktit që jemi ende një destinacion ekonomik./ Monitor
turizmi
Aktualitet
25 Mars 2024, 13:55
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë s&...
Aktualitet
25 Mars 2024, 13:42
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacaj që kundërshtonte vendosjen në regjimin e posaç&e...
Aktualitet
25 Mars 2024, 13:33
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër në ...
Aktualitet
25 Mars 2024, 13:19
h.k
TIRANË-Zbulohet emri që do të zëvendësojë në krye të QSUT-së, Albana Ficon. Mësohet se ky post i ësht&e...
Aktualitet
25 Mars 2024, 12:07
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Gjashtë përsona janë vënë në pranga ditën e sotmë. Sipas njoftimit të policis&eum...
Aktualitet
25 Mars 2024, 10:49
h.k
TIRANË-Më datë 24.03.2021 rezulton se znj.Irena Gjoka është zgjedhur si Zëvendëskryetare e Gjykatës së Posa&ccedi...
Aktualitet
25 Mars 2024, 10:39
N.F
Foto ilustruese
MILOT- Një zjarr është regjistruar në në fshatin Shkopet në afërsi të Hidrocentralit në Milot....
Aktualitet
25 Mars 2024, 10:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Al...
Aktualitet
25 Mars 2024, 09:51
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 36-vjeçar dhe një 47-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan pasi...
Aktualitet
25 Mars 2024, 09:54
h.k
SPAK
TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur në GJKKO dosjen në ngarkim të gjyqtarit Ilir Pashaj. Ai akuzohet se p...