Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Milot, brenda gjendeshin çifti i të moshuarve: Zjarrfikësja ka ardhur me vonesë, kemi kaluar natën jashtë

Ata janë menduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kanë lajmëruar edhe shërbimin zjarrfikës. E moshuara tha se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë ndërsa shprehet se natën e kanë kaluar jashtë

25 Mars 2024, 10:39 Nga N.F
Përfshihet nga flakët banesa në Milot, brenda gjendeshin
Foto ilustruese

MILOT- Një zjarr është regjistruar në në fshatin Shkopet në afërsi të Hidrocentralit në Milot. Mësohet se zjarri në banesë ka rënë në oraët e para të ditës së sotme rreth orës 02:00 të natës.  Nga raportimet në banesë ndodhej çifti i të moshuarve Gjergj e Dile Kola të cilët ishin në gjumë.

Ka qenë e moshuara e cila ka vënë re zjarrin dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin e saj të cilët më pas kanë dalë nga banesa. Ata janë menduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kanë lajmëruar edhe shërbimin zjarrfikës. E moshuara tha se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë ndërsa shprehet se natën e kanë kaluar jashtë.

Dile Kola shtoi se banesa e saj ka qenë e pabanueshme që nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, por nuk kanë pasur strehim pasi çadra e dërguar më shumë se 4 vite më parë është prishur e gjitha. Specialisti i Mbrojtes Civile Mirand Gjetani tha se momentalisht familja Kola do të strehohet momentalisht në një ambient social në Laç.

zjarr milot gjergj kola

Sondazh

Poll