Aktualitet

'Kam pasur të pandehur edhe të njohur të familjarëve të mi"/ Ambasada Amerikane publikon historinë e prokurores së SPAK, Dorina Bejko

Përpara se të jetë në prokurorinë më të rëndësishme aty ku hetohen zyrtarët e lartë, Dorina Bejko ka punuar 14 vite në prokurorinë e Pogradecit, ku jetojnë dhe familjarët e saj dhe tregon sfidat dhe si ia doli të përballojë trysninë

25 Mars 2024, 13:55 Nga h.k
'Kam pasur të pandehur edhe të njohur të familjarëve
Foto ilustruese

SHBA-Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas, Marsit. Ndër të tjera prokurorja tregon arsyen pse zgjodhi këtë profesion. 

Përpara se të jetë në prokurorinë më të rëndësishme aty ku hetohen zyrtarët e lartë, Dorina Bejko ka punuar 14 vite në prokurorinë e Pogradecit, ku jetojnë dhe familjarët e saj dhe tregon sfidat dhe si ia doli të përballojë trysninë

Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Fakti që kam punuar në qytetin ku jetojnë familjarët e mi ma kanë shoqëruar karrierën profesioanle me vëshirësi apo paragjykime rast pas rasti. Nuk ka qenë e lehtë për mua të kem pasur përballë si të pandehur prindër të shokëve, shoqeve të fëmijëve të mi apo të njohur të familjarëve të mi. Ia kam dalë të mund këtë trysni duke menduar se nuk jam unë ajo që duhet të ndihet e pasigurtë apo të kisha frikë por duhet të ndihen ata se shkelën ligjin, ndërsa unë kam qenë vetëm duke kryer detyrën time në respekt të ligjit

Në mesazhin që shoqëron videon Ambasada e SHBA shkruan: Për Muajin e Grave, ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë.

 

dorina bejko

Sondazh

Poll