Aktualitet

EMRAT/ Postonin në TikTok video duke qitur me kallashnikov, vihen në pranga 6 persona në Durrës, sekuestrohen armë dhe automjete

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata postonin video në rrjetet sociale si TikTok duke qitur me armë. 

25 Mars 2024, 12:07 Nga N.F
EMRAT/ Postonin në TikTok video duke qitur me kallashnikov, vihen në
Foto ilustruese

DURRËS- Gjashtë përsona janë vënë në pranga ditën e sotmë. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata postonin video në rrjetet sociale si TikTok duke qitur me armë. 

Më tej në njoftim bëhet me dije se në pranga është vënë edhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një pushkë. Nga ky operacion janë sekuestruar 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qitësit”. Mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok, vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 i mitur. Në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri (pushkë). Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në inteligjencën policore, si dhe pas monitorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri, gjatë natës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qitësit”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: •Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit "; •K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Nj. S. dhe M. S., ku u kap 56-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

durres arrestim arme

Sondazh

Poll