Aktualitet

Pas tre vitesh në krye të QSUT-së, Albana Fico largohet nga detyra

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post, e as se kush do ta zëvëndësojë. Nuk është konfirmuar  nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që ra në 11 shkurt në urgjencën QSUT.

25 Mars 2024, 10:21 Nga h.k
Pas tre vitesh në krye të QSUT-së, Albana Fico largohet nga
Foto ilustruese

TIRANË-Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Albana Fico e mbante këtë post nga dhjetori i 2021. Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post, e as se kush do ta zëvëndësojë. Nuk është konfirmuar nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që ra në 11 shkurt në urgjencën QSUT.

Pesë ditë më parë Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, lidhur me zjarrin e 11 shkurtit. Në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, prokuroria  kërkoi  rinispektim për shkaqet e zjarrit.

albana fico qsut

Sondazh

Poll