Aktualitet

Hashashi sheshit në shkollën e turizmit/ Shitet pranë gjimnazit në orën e pushimit, prindërit të alarmuar: Sikur të kish

18 Nëntor 2019, 21:35 Nga DOSJA
Hashashi sheshit në shkollën e turizmit/ Shitet pranë gjimnazit

TIRANË- Pushimi i gjatë në shkolla shfrytëzohet nga një grup nxënësish për të konsumuar substanca narkotike, kryesisht cannabis.

Mbikalimi në Unazë në afërsi me Pallatin me shigjeta, përdoret si pikë shitjeje për nxënësit e gjimnazit profesional Hoteleri Turizëm. Top Channel ka identifikuar shitësin, si dhe ka ndjekur aty e 3 adoleshentë që kanë blerë hashash, dhe pasi kanë kuptuar se po xhiroheshin , sic shikohet e në video, e kanë fshehur poshtë bluzës atë.

Ndërsa në zonën e Kombinatit, një grup djemsh kanë lënë mësimin dhe me të qeshur pranojnë se drogën mund t’a marrin ku të duan ata.

Nga ana tjetër, më të shqetësuarit janë familjarët, të cilët ndeshen çdo ditë me frikën se mos fëmija i tyre bie pre e kësaj problematike, që ndodh, siç thonë ata pranë shkollave.

“Po këtu ndodh… gjynah 12 vjeç fëmija të pijë drogë…

Sikur një polic të qëndronte këtu e kupton kush shet e kush blen… po ska kontroll… edhe prindërit kanë faj, sidomos me lekët.. nuk i jepet shumë lekë fëmijës se ble nga këto gjëra pastaj…

Unë i kam fëmijët e vegjël… por do rriten dhe ata, policia duhet të merret me ta se janë fëmijë të pafajshëm’, thanë disa prindër.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hashash ne shkolle tirane hashash ne shkolle tirane

Sondazh

Poll