Politike

Kërkon masë më të lehtë sigurie, sot seanca gjyqësore për Berishën, avokatët paraqiten në GJKKO

Apeli sot shqyrton kërkesën e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

25 Mars 2024, 09:35 Nga N.F
Kërkon masë më të lehtë sigurie, sot seanca
Sali Berisha

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë sot raportohet se rreth orës 09:00 avokatët e Berishës janë paraqitur në ambientet e GJKKO.

Apeli sot shqyrton kërkesën e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

berisha gjkko

Sondazh

Poll