Sport

Kanadaja siguron kualifikimin e saj për në ‘Copa America’...

Falë fitores ndaj Trinidad dhe Tobago (2-0), Kanadaja u kualifikua zyrtarisht në ‘Copa America’ këtë të shtunë.

24 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Kanadaja siguron kualifikimin e saj për në ‘Copa

KANADA - Kanadaja iu bashkua listës së skuadrave pjesëmarrëse në ‘Copa America’ (20 qershor - 16 korrik në Shtetet e Bashkuara) këtë të shtunë. Ajo mundi Trinidad dhe Tobago (2-0) në Teksas, në finalen e promovimit të Ligës së Kombeve CONCACAF.

 

Kjo është hera e parë në historinë e saj, që kombi i 50-të në renditjen e FIFA-s do të konkurrojë në këtë kompeticion, i cili tashmë është i hapur edhe për ekipe të tjera përveç atyre të Amerikës së Jugut. 

Madje ajo do të luajë ndeshjen hapëse kundër kampionit të botës, Argjentinës, më 20 qershor në Atlanta. Në grupin A, kanadezët do të përballen gjithashtu me Perunë dhe Kilin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll