Sport

Reagon Federata Gjermane, ky ishte goli më i shpejtë në historinë e futbollit gjerman! - VIDEO

I rikthyeri Toni Kroos, në moshën 34 -vjeçare, asiston për 20-vjeçarin Florian Wirtz, lojtarë i Leverkusenit, i cili shfrytëzoi shpejtësinë e tijë duke goditur nga distanca në këndin e portës për ta ndalur topin në rrjetë.

23 Mars 2024, 21:40 Nga DOSJA
Reagon Federata Gjermane, ky ishte goli më i shpejtë në

FRANCE - Mund të ndodhë edhe kaq shpejt! Gjermania e nis vitin e Kampionatit Europian në shtëpi, por në këtë mbërmje në Lion, kundër Francës kryeson 1-0 pas vetëm 7 sekondash!

Sipas statistikave zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, ky është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e Gjermanisë!

Menjëherë pas vërshpëllimës së arbitrit për të startuar ndeshjen, skuadra gjermane që nisi topin kaloi në sulm në gjysmëfushën e Francës, padyshim duke I befasuar vendasit me atë goditje që përfundoi në rrjetë.

I rikthyeri Toni Kroos, në moshën 34 -vjeçare, asiston për 20-vjeçarin Florian Wirtz, lojtarë i Leverkusenit, i cili shfrytëzoi shpejtësinë e tijë duke goditur nga distanca në këndin e portës për ta ndalur topin në rrjetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll