Aktualitet

Përfshihet nga flakët në ecje autobusi Fier-Patos

Autobusi ishte me pasagjerë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Grupi hetimor po bën verifikimet përkatëse për zbardhjen e plotë të këtij rasti. 

23 Mars 2024, 19:47 Nga h.k
Përfshihet nga flakët në ecje autobusi Fier-Patos
Foto ilustruese

FIER-Një autobus është përfshirë në flakë ne ecje ne rrugën Fier-Patos. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt te gomat e autobusit.

Autobusi ishte me pasagjerë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Grupi hetimor po bën verifikimet përkatëse për zbardhjen e plotë të këtij rasti. 

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Fier-Patos", dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

autobusi fier-patos

Sondazh

Poll