Aktualitet

21 vjeçari bie aksidentalisht nga tarraca e biznesit, transportohet drejt spitalit të Traumës (EMRI)

Si pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda dhe po transportohet në spitalin  e Traumës  në Tiranë.

23 Mars 2024, 19:38 Nga h.k
21 vjeçari bie aksidentalisht nga tarraca e biznesit, transportohet drejt
Foto ilustruese

LEZHË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (23 mars) në qytetin e Lezhës. Një 21-vjeçar dyshohet se ka rënë  aksidentalisht  nga tarraca e biznesit, në pronësi të familjarëve të tij.

Si pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda dhe po transportohet në spitalin  e Traumës  në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

ngjarja e rende ne lezhe

Sondazh

Poll