Art&Argëtim

VIDEO/ Dyshja që nuk e prisnim, Shakira dhe Cardi B publikojnë këngën e tyre të re "Punteria"

Bashkëpunimi mes këngëtareve ka qenë i shumëpritur dhe spekulimet janë të shumta në lidhje me përmbajtjen lirike të këngës.

22 Mars 2024, 10:58 Nga S.B
VIDEO/ Dyshja që nuk e prisnim, Shakira dhe Cardi B publikojnë
Shakira dhe Cardi B

SHBA- Këngëtarja Shakira dhe reperja Cardi B kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor me titull "Puntería”. Yjet në videoklip shfaqen si perëndesha të fuqishme, të ulura në një fron që të kujton Greqinë e Lashtë. Të rrethuara nga një grup vajzash dyshja tregon forcë dhe feminilitet.

Bashkëpunimi mes këngëtareve ka qenë i shumëpritur dhe spekulimet janë të shumta në lidhje me përmbajtjen lirike të këngës. Ka zëra që aludojnë se ajo mund të përmbajë referenca për Gerard Piqué.

Cardi B, e cila ka shprehur hapur admirimin e saj ndaj Shakirës, nuk mundi të përmbajë emocionin për bashkëpunimin. Në një transmetim live në llogarinë e saj në Instagram, reperja ka shprehur nderin për punën me superyllin kolumbian.

“Jam shumë e nderuar që kam mundësi të bashkëpunoj me Shakirën. Jam aq nervoze sa nuk marr dot as frymë”, tha reperja.

Albumi i ardhshëm i Shakira-s, "Las mujeres ya no lloran" ("Gratë nuk qajnë më"), do të publikohet më 22 mars. Albumi detajon rrugëtimin e saj të ndarjes nga ish-bashkëshorti si dhe rrugën drejt të ardhmes dhe hedhjes pas të çdo gjëje.

shakira cardi b punteria

Sondazh

Poll