Sport

Sulmi në Moskë anulon miqësoren mes Rusisë dhe Paraguajit...

Sulmi i grupit terrorist islamik, që ka shkaktuar të paktën 60 viktima ka detyruar anulimin e miqësores që do të zhvillohej gjithashtu në Moskë.

23 Mars 2024, 11:10 Nga DOSJA
Sulmi në Moskë anulon miqësoren mes Rusisë dhe Paraguajit...

RUSI - Federata Ruse e Futbollit raportoi këtë të shtunë për anulimin e ndeshjes miqësore mes Rusisë dhe Paraguajit, e planifikuar për të hënën e ardhshme, më 25 mars, pas një sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës, me të paktën 60 viktima dhe 145 të plagosur, i cili I është atribuar grupit terrorist islamik "ISIS".

"Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk (periferia e Moskës), Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore midis ekipeve të Rusisë dhe Paraguajit ",- thuhet në shënimin zyrtar nga organi që drejton futbollin në Rusi me synimin për të shmangur një skenë të ngjashme me atë të sallës së koncerteve dhe për të rivendosur rendin në vend.

Deklarata nuk i mbyll dyert që ajo të mbahet në një rast tjetër, pasi flet për një marrëveshje mes dy federatave që “ndeshja të zhvillohet në një kohë tjetër”. Edhe pse për momentin ata që do të ndiqnin ndeshjen do të kenë rimbursim të biletës: "Tifozët që blenë biletat për ndeshjen do të mund të marrin një rimbursim të plotë",- deklaruan ata të Federatës Ruse të Futbollit.

Rusia, e cila nuk luajti në Botërorin e fundit dhe nuk do të luajë në Kampionatin Evropian për shkak të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës, mposhti ekipin serb këtë të enjte (4-0) në një miqësore në stadiumin e Dinamo Moskës, “Lev Yashin”. Ishte ky një takim me të cilin do të përmbyllin këtë pushim ndërkombëtar ekipet kombëtare.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll