Sport

Foda për debutimin me Kosovën: “Paraqitje e kënaqshme, por na duhet të përmirësohemi!”

“Problemi i vetëm ishte në mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë, sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, theksoi tekniku gjerman.

23 Mars 2024, 01:18 Nga DOSJA
Foda për debutimin me Kosovën: “Paraqitje e kënaqshme, por

ARMENI - Franco Foda debutoi me fitore në pankinën e Kosovës. Dardanët mposhtën 0-1 Armeninë në Jerevan falë golit të Milot Rashicës në pjesën e parë. Tekniku gjerman foli pas ndeshjes në emisionin “Dardanët” në SuperSport, ku ndër të tjera tha: “Pjesa e parë kishte shumë raste. Edhe në të dytën kishim raste për të shënuar golin e dytë. Në fund patëm edhe pak fat. Gjithsesi ishte një paraqitje e kënaqshme për mua."

"Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi, gjithashtu në të gjitha repartet. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme. Problemi i vetëm ishte në mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë, sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, theksoi tekniku gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll