Sport

Djali i Ronaldinhos u thirr nga Xavi për t'u stërvitur me Barcelonën...

Sulmuesi 19-vjeçar është një nga fytyrat e reja në grupin ‘blaugrana’ gjatë këtyre pushimeve ndërkombëtare

23 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Djali i Ronaldinhos u thirr nga Xavi për t'u stërvitur me

SPANJE - João Mendes de Assis Moreira… Ky është emri i djalit të Ronaldinho Gaúcho-s, i cili këto ditë është një nga fytyrat e reja në stërvitjet e skuadrës së Barcelonës. 

Sulmuesi 19-vjeçar brazilian, i cili erdhi në klub vitin e kaluar nga Cruzeiro, u thirr nga Xavi Hernández për t'iu bashkuar grupit të lojtarëve ‘blaugrana’, duke përfituar nga pushimi ndërkombëtar.

Ky është për të një rast i mirë për t’u treguar trajnerit të ekipit vlerat dhe aftësitë e tij, çka është njëherësh edhe një benefic nga ana e babait të tij, i cili është një nga figurat në historinë e Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll