Bota

"Organizatë që nuk vendos për asgjë", Vuçiç për të ardhmen në KiE: Një mundësi është largimi! Anëtarësimi i Kosovës do të thotë de facto dëbim i Serbisë

Presidenti serb gjatë intervistës tentoi të ulte rolin e KiE-s duke u shprehur se është një organizatë që nuk vendos për asgjë. Ai rikujtoi se Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, para se aplikimi i Kosovës të futet në rend dite ndërsa shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të thotë de facto dëbim i Serbisë nga ajo organizatë.

23 Mars 2024, 09:56 Nga N.F
"Organizatë që nuk vendos për asgjë",
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për mediat serbe mbrëmë është shpreh se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova.

“Një mundësi është largimi nga Këshilli i Evropës. Hyrja e Kosovës në atë organizatë do të ishte de facto dëbim i Serbisë” ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb gjatë intervistës tentoi të ulte rolin e KiE-s duke u shprehur se është një organizatë që nuk vendos për asgjë. Ai rikujtoi se Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, para se aplikimi i Kosovës të futet në rend dite ndërsa shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të thotë de facto dëbim i Serbisë nga ajo organizatë.

“Do të jetë shumë, shumë e pakëndshme kur (ndërkombëtarët), të dëgjojnë të gjitha detajet se si e kanë gënjyer Serbinë për Këshillin e Evropës dhe të gjitha historitë e tjera. Bëjeni këtë, dhe pastaj do të shohim nëse Serbia dëshiron të qëndrojë apo jo në Këshill të Evropës. Pra, të shohim, ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se sa Beogradin dhe Serbinë”, tha Vuçiç.

vucic kie kosova

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 09:30 N.F

Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Foto ilustruese SLLOVAKI- Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cil...