Bota

Shtyhet votimi i planifikuar për sot i rezolutës së re për armëpushim në Gaza në Këshillin e Sigurimit, do të realizohet të hënën

Tetë nga 10 anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Algjeria, Malta, Mozambiku, Guajana, Sllovenia, Sierra Leone, Zvicra dhe Ekuadori, punuan për projekt-rezolutën e re, e cila pritej të votohej sot.

23 Mars 2024, 10:01 Nga S.N

 

Shtyhet votimi i planifikuar për sot i rezolutës së re për
Foto Ilustrim

SHBA- Votimi i planifikuar për tu mbajtur sot në Këshillin e Sigurimit të OKB- së mbi një projekt-rezolutë të re që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza u shty për të hënën. Qëllimi është të shmanget një tjetër veto e mundshme, pasi projekt-rezoluta e SHBA u refuzua të premten.

Rusia dhe Kina vunë veton ndaj një projekt-rezolute të propozuar nga SHBA, e cila theksonte nevojen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lidhur me negociatat për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Tetë nga 10 anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Algjeria, Malta, Mozambiku, Guajana, Sllovenia, Sierra Leone, Zvicra dhe Ekuadori, punuan për projekt-rezolutën e re, e cila pritej të votohej sot.

Projekt rezulata bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për muajin e Ramazanit, i cili do të çojë në një armëpushim të përhershëm, ndërsa sulmi izraelit në Gaza ka marrë jetë në mbi 32 mijë njerëzve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Autoritetit Palestinez.

Ai gjithashtu bën thirrje për lirimin pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në enklavën palestineze dhe heqjen e të gjitha pengesave për ndihmën humanitare.

Megjithatë, ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield paralajmëroi se ky tekst rrezikon përpjekjet diplomatike në terren për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Në formën e tij aktuale, ky tekst nuk mbështet përpjekjet e ndjeshme diplomatike në rajon. Më keq, kjo mund t'i japë Hamasit një justifikim për të refuzuar marrëveshjen në tryezën e bisedimeve,” paralajmëroi ajo. Prandaj, SHBA-të kërkuan ndryshime në tekst.

keshilli i sigurimit okb

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 09:30 N.F

Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Foto ilustruese SLLOVAKI- Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cil...