Sport

Dardanët e vegjël shndërrohen në heronj, barazojnë me Gjermaninë!

Kosova U21 do të rikthehet në fushë në muajin shtator, kundër Izraelit U21 në transfertë. Dy sfidat e fundit janë programuar për muajin tetor. Me polakët në shtëpi dhe Estoninë jashtë fushe.

22 Mars 2024, 20:45 Nga DOSJA

Dardanët e vegjël shndërrohen në heronj, barazojnë me

GJERMANI - Kosova U21 merr pikë në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani e mbylli në barazim pa gola duelin e luajtur në “Stadion an der Gellertstrase”, takim i vlefshëm për eliminatoret e Europianit U21.

Performancë fantastike e Kosovës dhe një pikë me vlera përballë një kundërshtari të fortë. Me këta të fundit u aktivizua Brajan Gruda për 84 minuta. Dardanët e vegjël renditen në vendin e katërt në grupin D, me 9 pikë të grumbulluara në 7 përballje të luajtura deri tani.

Kosova U21 do të rikthehet në fushë në muajin shtator, kundër Izraelit U21 në transfertë. Dy sfidat e fundit janë programuar për muajin tetor. Me polakët në shtëpi dhe Estoninë jashtë fushe.

Titullarët e Kosovës në këtë ndeshje ishin: Mustafë Abdullahu; Ardi Ajdini, Andi Hoti, Rejan Thaçi, Elvis Letaj; Milot Avdyli, Lindon Emërllahu, Altin Kryeziu, Florian Haxha; Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi.

Në pjesën e dytë u aktivizuan: Veton Tusha, Arbnor Hasani, Oltion Bilalli, Valton Behrami dhe Etnik Brruti.

Dardanët e vegjël shndërrohen në heronj, barazojnë me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll